Maqedoni

Komuna e Tetovës realizon projekte infrastrukturore

12.06.2016 15:54

Komuna e Tetovës këtë verë ka filluar me realizimin e disa projekteve infrastrukturore rrespektivisht asfaltimin e rrugëve në Malësinë e Sharrit...

Ka filluar ndërtimi i  pjesës së dytë të  rrugës Shipkovic –Brodec, dhe në të njëjtën kohë është duke u punuar edhe në rrugën e Banjës, i cili projekte rrugor fillon Tetovë–Banjë dhe duhet të përfundoi në fsh. Brodec.
 
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi theksoi se të dy projektet e rrugëve janë duke u ndërtuar sipas dinamikës së paraparë dhe me përfundimin e sezonit të punëve rrugët do të jenë të kompletuara.
 
“Tani më janë filluar dhe vazhduar punimet në rrugën e Banjës , vazhdimi i projektit nënkupton vazhdimin e projektit prej 1700 metër, me gjerës prej gjashtë  metër dhe dy metër e gjysmë tretuar, dhe në të njëjtën kohë janë të parapara dhe të planifikuara mbi 400 metra mure mbajtëse. Edhe atje punohet me të njëjtin intensitet sikurse edhe këtu dhe  shpresojmë që brenda kohës kur do ti kemi parashikimet e duhura ashtu siç kemi dalë për inspektim këtu do dalim edhe atje dhe besojmë se me fundin e sezonit të punës edhe ajo pjesë do të përfundohet dhe përfundimisht do të jetë një rrugë e kompletuar”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës. 
 
Ndryshe, komunën e Tetovës këtë verë e presin edhe shumë rrugë të tjera brenda qyteti të cilat kanë filluar por ende nuk kanë përfunduar.
 
VISAR SADIKI