Botë

Pas përfundimit të ndeshjes Angli- Rusi huliganët rus sulmojnë tifozët anglez

12.06.2016 15:56

Huliganizmi ka goditur sërish eventin Euro 2016 dhe atë në mënyrën më të keqe të mundshme...

Pas përfundimit të ndeshjes mes Anglisë dhe Rusisë, tifozët rus thyen rrethojën e krijuar nga sigurimi francez dhe hynë në zonën e tifozëve anglezë, duke i sulmuar ata në mënyrën më brutale.

Dëshmitarë të shumtë që gjendeshin në stadium në kohën e sulmit të huliganëve rus, e përshkruan ngjarjen si “pamja më tragjike që ata kishin parë ndonjëherë në ndonjë stadium të futbollit” Shumë gra dhe fëmijë u bllokuan në rrethojat e anës tjetër, kur po përpiqeshin të iknin nga sulmet e tifozëve të tmerrshëm rus.

Dy persona po luftojnë me jetën, ndërsa 20 tifoz; anglez; janë me lëndime të ndryshme , pas sulmeve të huliganëve rus.

Dëshmitarët thanë që panë pamje të tmerrshme, panë karrige e shishe të birrave duke fluturuar mbi kokë dhe se e gjitha u shkaktua nga 30 huliganë rus që ishin të maskuar.

Më pas reagoi edhe policia me gaz lojtsjellës për të larguar huliganët rus nga pjesa tifozëve anglezë.

E tëra kjo ndodhi para se futbollistët të futën në zhveshtore. Joe Hart, portieri i Anglisë, u kërkoi fansave të qëndrojnë në stadium derisa situata jashtë të qetësohet dhe derisa autoritetet ta konfirmojnë që mund të largohen të qetë.

REJHANE BUSHI METAJ