Maqedoni

Përcaktimi i datës së zgjedhjeve, Ibraimi: Me rëndësi të krijohen kushte, jo data; Malevski: Të krijohet plan për zgjedhje

12.06.2016 16:00

Liderët politik në takimin javës që vjen prioritet do të duhet ti japin përmbushjes së kushteve për zgjedhje kredibile dhe më pas të përcaktojnë datën për mbajtjen e zgjedhjeve...

Është ky vlerësimi I analistëve politik Selim Ibraimi dhe Denko Malevski. Sipas Selim Ibarimit qeveria e ish kryeministrit gruevski e as kjo aktualja e kryeministrit Dimitriev nuk akën plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve për të pasur një process të besueshëm elektoral.
 
“Kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme paralmentare në Maqedoni nuk janë plotësuar, duke përfshirë ligjin për mediat, kodin zgjedhor dhe regjistrimin e popullsisë e cila në fakt do të përcaktojë edhe besueshmërinë e procesit zgjedhor. Mendoj që përcaktimi i datës nuk është më me rëndësi se sa plotësimi I kritereve pasiqë e dijmë se as qeveria e mëparshme e Nikolla Gruevskit e as kjo e zotit Dimitriev janë shumë larg plotëismit të standardeve për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë këtij viti. Tani është në duar e partive politike dhe liderëve kur do ti mbajën ato zgjedhje dhe sa janë të përkushtuarqë këto zgjedhje të mbahen qoftë këtë vit ose në vitin e ardhshëm”, tha Selim Ibarimi, analist politik.
 
Analisti Denko Malevski thotë se data e mbajtjes së zgjedhjeve është një nga elementet e marrëveshjes politike që deri më tani u tregua si joproduktiv. Gjithmonë kur përcaktohej data, kushtet në ndërkohë nuk plotësoheshin thotë Malevski. Ai propozon përpilimin e një plani që do të mënjanonte gjitha defektet dhe ti hapë rrugën zgjedhjeve të besueshme.
 
“Shpresoj se të gjithë liderët do të mendojnë me kujdes kur do të përcaktojnë afatet. Është më se e qartë se demokracia në Maqedoni gjendet në një krizë tejet serioze tanimë një vit e gjysëm. Defektet e organizmit politik I kanë shënuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Andaj udhëheqësit politik të ulen dhe me shumë përgjegjësi të përpilojnë plan për të çrrënjosur ato defekte që të mund më pas të organizohen zgjedhje të cilat do të jenë të pranueshme nga të gjitha partitë. Nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk e di sa herë do të duhet të takohen që të gjejnë rrugëdaljen nga kriza”, tha Denko Malevski, analist politik.
 
Ditë më parë i dërguari special për Maqedoninë Johanes Hajndëll gjatë qëndrimit në Shkup obligoi liderët politik të mbildhen dhe caktojnë datën e zgjedhjeve por duke u anagzhuar në përbushjen e kushteve për realizimin e procesit zgjedhor. Përderisa LSDM konsideron se zgjedhjet mund të mbahen në vjeshtë, BDI thotë të kundërtën se kushte për zgjedhje këtë vit nuk ka.
 
MERAL ISMAILI