Maqedoni
Testimi ekstern LSDM dhe PLD: Notat e testimit të anulohen
12.06.2016 16:32
LSDM ka kundërshtuar testimin ekstern që u mbajt në shkollat fillore dhe të mesme të vendit...

Partia e Zaev nëpërmjet kryetarit për arsim brenda partisë Petar Atanasov kërkoi që notat e testimit ekstern të mos shënohen në dëftesa pasiqë testimi është I gabuar dhe nuk mund të ofrojë asnjë rezultat.
Atanasov u zotua se me rrëzimin e qeverisë aktuale, lsdm do të tërheq testimin ekstern.
“LSDM do të heq testimin ekstern në seancën e parë të qeverisë pasi në zgjehdjet e ardhme fer do ta marrë legjitimitetin e popullit për të drejtuar shtetin. Me gjitha subjektet përkatëse do të përpilojnë system të arsimit sipas modelit eiropain dhe të zbatueshëm për vendin tonë. Evaulime do të ketë por vetëm për të standardizuar cilësinë e arsimit pa nota, pa dënime dhe pa stress”, tha Petar Atanasov, kryetar i komisionit për arsim.
Edhe nga PLD janë zotuar se pas rënies së këtij regjimi, testimi ekstern do të tërhiqet, pasiqë një numër I madh I pyetjeve helmojnë nxënësit me propagandë të këtij regjimi.
“Edhe kësaj rradhe u tregua absurditeti i testimit. Testimi ekstern vazhdon të mbetet ankth për nxënësit dhe prindërit. Në vend se nxënësit të zhvillojnë kreativitetin, atyre u imponohet mësimi përmendësh i përgjigjeve”, thuhet në reagimin e PLD-së.
MERAL ISMAILI
