Maqedoni

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi: Në bisedime të përfshihen edhe partitë e vogla

12.06.2016 17:07

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi në përbërje të partive më të vogla maqedonase kërkojnë të përfshihen në bisedimet e liderëve...

Ata konsiderojnë se qeveria aktuale nuk ka kredibilitet të organizojnë zgjedhje, andaj kërkojnë formimin e një qeverie reformuese e cila do të angazhohej për reforma në modelin zgjedhor dhe Maqedonia të shëndrohet në një njësi zgjedhore.
 
Gjithashtu kërkohet dorëheqje e gjykatësve në gjykatën kushtetuese të cilët kishin gisht në ndryshimet e ligjit për falje si dhe të shkarkohen gjykatësit e përfshirë në proceset e montuara politike.
 
“Të formohet qeveri reformuese në përbërje të ekspertëve profesionistë dhe jopolitik, profesionistë të cilët do të mund në një periudhë të shkurtër të zbatojnë reforma të vërteta. Propozojmë reforma në sisitemin gjyqësor ku midis tjerash konsiderojmë se do të duhet të reformohet Këshilli Republikan Gjyqësor i cili do të duhet të iniciojë procedurë për shkarkim të atyre gjyaktësve të cilët morën pjesë në procese të montuara politike”, tha Pavle Trajanov, kryetar i PLD-së.
 
Ndërkaq Jove Kekenovski nga FRODEM  ka kërkuar që bisedimet të jenë publike dhe transparente.
 
“Mendoj se është e nevojshme një marrëveshje e re ose një aneks në Marrëveshjen e Përzhinës me pjesëmarjen e subjekteve të reja politike që do të krijonin balans në gjithë situatën e krijuar”, tha Jove Kekenovski, kryetar i FRODEM.
 
Për përfshirje në bisedime janë shprehur edhe nga sektori joqeveritar të cilët një periudhë më të gjatë në rrugë po kërkojnë të jenë pjesë e bisedimeve ku do të vendoset për daljen nga kriza politike.
 
MERAL ISMAILI