Maqedoni
VMRO – DPMNE: LSDM-ja bllokon çdo reformë
12.06.2016 17:22
VMRO - DPMNE-ja i është kundërpërgjigjur Petar Atanasovit nga LSDM-ja, në lidhje me testimin ekstern...

VMRO - DPMNE-ja i është kundërpërgjigjur Petar Atanasovit nga LSDM-ja, në lidhje me testimin ekstern, duke konsideruar se kjo parti nuk ka asnjë masë apo projekt konkret, në drejtim të përparimit të arsimit në vend, por vazhdon me politikë destruktive.
Në lidhje testimin ekstern, VMRO - DPMNE-ja thotë se testimi ekstern është masë për ngritjen e arsimit të Maqedonisë në nivel evropian.
Kjo parti sulmon edhe Zoran Zaevin, duke thënë se është i vetmi politikan i falur për krimin tetëmilionësh, kurse LSDM-ja është e vetmja parti që udhëhiqet nga një lider që është shpëtuar nga përgjegjësia për krim të organizuar, prandaj synojnë bllokim dhe shkatërrim të çfarëdo reforme.
