Maqedoni
Tabanoc: Në Qendrën për pranim edhe 185 emigrantë
12.06.2016 17:56
Për dallim nga muaji mars, kur në Qendrën për pranim të refugjatëve ishin të evidentuar mbi 1.500 emigrantë nga Siria, Iraku, Afganistan, Pakistani...

Për dallim nga muaji mars, kur në Qendrën për pranim të refugjatëve ishin të evidentuar mbi 1.500 emigrantë nga Siria, Iraku, Afganistani, Pakistani e vende të tjera të lindjes së mesme dhe Afrika, në fillim të këtij muaji janë të evidentuar vetëm 185 sish.
Deri te zbrazja e dukshme e Qendrës tranzitore ka ardhur pas mbylljes së rrugës ballkanike për depërtim në shtetet e zonës së shengenit. Shumica e emigrantëve fillimisht janë kthyer në qendrën tranzitore në Gjevgjeli , për të vazhduar më tej për në Turqi.
Emigrantët e mbetur në Tabanoc, ende shpresojnë në mundësinë e eventuale për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt shteteve evropiane.
Vlen të theksohet se krahas atyre në qendrën për pranimin në Tabanoc, vazhdimisht emigrant mund të takohen nëpër pjesë tjera të rajonit të Kumanovës duke tentuar që rrugëve alternative të kalojnë ilegalisht kufirin, shpesh pa sukses pasi që në qëllimin e tyre kapen nga policia.
Ndërkohë që në Qendrën në Tabanoc, për refugjatët përkujdesen organizatat e ndryshme humanitare, të cilat i furnizojnë me ushqim dhe veshmbathje. Për ta kujdesen edhe ekipet mjeksore mobile, nga Shtëpia e shëndetit dhe Spitali i Kumanovës, të cilat qëndrojnë në dispozicion 24 orë.
Nexhat Aqifi
