Botë
Shangai, shërthen bomba në aeroport. Plagosen 5 persona
12.06.2016 19:53
Një shpërthim në Aeroportin ndërkombëtar “Pudong” të Shangait ka plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe vet autorin...

Sipas zyrtarëve kinezë, ajo duket të ketë qenë një bombë artizanale, që shpërtheu pranë zonës së “check-in”-it në terminalin numër dy.
Nuk është ende e qartë se përse e kishte vendosur eksplozivin dhe pse tentoi të vriste veten me një thikë në fytin e tij.
Në vitin 2013, një burrë me karrocë invalidësh u kap me bombë në Aeroportin e Pekinit, një gjest që, siç u sqarua më vonë, kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen ndaj pakënaqësive personale. Ai u dënua atëherë me 6 vite burg.
Autoritetet aeroportuale në Shangai sqaruan se incidenti nuk e ka prekur itinerarin e fluturimeve./Top Channel
