Botë
Refugjatët e padisin Gjermaninë, procedurat për azil aplikohen shumë ngadalë
13.06.2016 15:52
Mbi 3.200 refugjatë deri tani kanë ngritur padi kundër autoriteteve gjermane për procedura të gjata për fitim të azilit...

Sipas të dhënave të dorëzuara nga Agjencia federale për migrim dhe refugjatë, gjithsej 3.271 refugjatë deri në fund të marsit kanë ngritur padi kund shtetit gjerman, i cili, sipas tyre, e ka shkelur ligjin që parashikon afate më të shkurtra për sjelljen e vendimeve për kërkesat për azil.
Nëse konfirmohet se autoritetet me fajin e tyre nuk janë përgjigjur në kërkesat për azil në afatin ligjor, paditë mund të sjellin dënime për udhëheqësit dhe institucionet të cilat janë kompetente të konfirmojnë nëse ndonjë person ka të drejtë të fitojë azil në vend.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gjermani, mesatarisht për fitimin e statusit azilkërkues në prill është dashur të pritej 5,8 muaj, në gusht të vitit të kaluar për të njëjtën punë nevojiteshin 4,9 muaj, ndërsa në vitin 2014 autoriteteve u janë nevojitur 11 muaj për përgjigje të kërkesave për azil.
GAZMEND REXHEPI
