Botë

Tusk i përgjigjet Turqisë: Heqja e vizave kur do t'i plotësoni të gjitha kriteret

13.06.2016 15:53

“Bashkimi Evropian është çdoherë e më afër vendimit për liberalizimin e vizave për Turqinë, por bisedat për atë çështje do të vazhdojnë së paku deri në dhjetor.”- deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk...

Në pyetjen: kur turqit do të marrin liberalizim të vizave?, Tusk thotë: kur do t'i plotësojnë të gjitha kriteret pa përjashtime! Negociatat, sipas tij, do të zgjasin deri në tetor, por "çdoherë e më afër jemi".
 
Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë për zgjidhjen e krizës migruese parashikon që Ankaraja të plotësojë 72 kushte për liberalizim të vizave.
 
GAZMEND REXHEPI