Maqedoni
Kadastra: Deri më 15 qershor, afati për transferim të pronësisë së tokës
13.06.2016 16:57
Qytetarët, të cilët deri më tani nuk kanë paraqitur kërkesë për transformimin e pronësisë së tokës për ndërtim të cilën e kanë në shfrytëzim...

Qytetarët, të cilët deri më tani nuk kanë paraqitur kërkesë për transformimin e pronësisë së tokës për ndërtim të cilën e kanë në shfrytëzim, atë do të mund ta bëjnë deri më 15 qershor, bëjnë të ditur nga Agjencinë për Kadastër të Patundshmërisë.
“Procedura për paraqitjen e kërkesës është e thjeshtë, përkrah kërkesës e cila gjendet në sportelet. Dokument tjetër i domosdoshëm është dëshmia për indentifikim të parashtruesit, përkatësisht letërnjoftimi ose ndonjë dokument tjetër udhëtimi. Akti me të cilin është fituar e drejta për shfrytëzim të parcelës kadastrale mund të jetë ligj, vendim gjyqësor, kontratë, vendim, vendim i organit shtetëror, listë e vjetër poseduese etje.”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Trpeski.
Nga Kadastra bëjnë të ditur se deri më tani 1.447 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën për transformim të pronësisë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
