Rasti “Transportuesi”, nuk ka paraburgim për Talevskin siç kërkoi PSP
Nuk ka paraburgim për kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, ashtu siç kishte kërkuar Prokuroria Speciale...

Ai e ka lëshuar Gjykatën Themelore pas thuajse dy orë marrje në pyetje për rastin “Transportuesi”.
Taleski është i dyshuari i parë në rastin e hapur nga PSP, ndërkaq përveç tij, për keqpërdorim të mjeteve të udhëtimit për transportimin e nxënësve janë të dyshuar edhe 21 persona.
Taleski, në Gjykatë ka ardhur me avokatin, Nikolla Dodovski, i cili ka qenë mbrojtës i shumë funksionarëve të lartë të VMRO–DPMNE-së, për të cilët Prokuroria Speciale ka hapur procedura penale, siç është edhe rasti “TNT”, dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe kryetari aktual i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Edhe në këtë rast gjykatësi nuk u shqiptoi masa të kujdesit, ashtu siç ka kërkuar PSP.
