Maqedoni

Gruevski: Takim liderësh, pasi të dakordohemi për temat

13.06.2016 17:19

VMRO-DPMNE nuk është kundër mbajtjes së takimit të liderëve, por kreu i saj, Nikolla Gruevski...

VMRO-DPMNE nuk është kundër mbajtjes së takimit të liderëve, por kreu i saj, Nikolla Gruevski, kërkon që më parë të dihet tema e bisedimeve dhe të bëhen përgatitjet që të rritet mundësia dhe të përfundojë me sukses.
 
“Në esencë nuk jemi kundër takimit të liderëve nëse LSDM me të vërtetë dëshiron të iniciojë, por është mirë të ketë bisedime paraprake dhe përgatitje rreth asaj, me qëllim që të rritet besueshmëria se ajo do të përfundonte me sukses. Nuk mundemi prej më parë të themi se do të përfundojë me sukses, por nëse ka përgatitje të mira do të rritej mundësia që të përfundojë me sukses.”- deklaroi Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE.
 
Edhe tri partitë tjera, LSDM, BDI dhe PDSh, nuk e kanë përjashtuar mundësinë për takim liderësh, që është edhe kërkesë e ndërmjetësit gjerman, Hajndëll, dhe faktorit ndërkombëtar, por ende nuk janë ndërmarrë hapa konkret për mbajtjen e takimit dhe temat që duhet trajtuar, megjithëse ndërkombëtarët kanë kërkuar jetësimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. 
 
SANIJE DURAKU