Botë
Reforma në drejtësi, Rama dhe Basha nuk lëshojnë pe
13.06.2016 17:45
Kryeministri, Edi Rama, ka kërkuar me ngulm edhe gjatë ditës së sotme konsensusin e opozitës për miratimin e reformës në drejtësi...

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur pas një sërë takimesh intensive në zyrën e tij, Rama tha se shpreson në dakordimin e opozitës, qoftë edhe në momentin e fundit për të dhembur sistemin aktual të drejtësisë.
Por, kryeministri paralajmëron se nuk bën lëshim në mënyrë absolute për mënyrën se si do të kontrollohen dhe përzgjidhen njerëzit e drejtësisë në institucionet e reja që do të ngrihen.
Rama u takua sot me aleatët në qeveri, por edhe me ambasadorët, Donald Lu e Romana Vlahutin, të cilët vijojnë të këmbëngulin për konsensus me opozitën.
LULJETA NDOKA
