Botë

Angli - Londinezët sfidojnë shiun festojnë për Mbretëreshën

13.06.2016 18:58

Mijëra londinezë sfiduan shiun dhe motin e freskët për të marrë pjesë në festën gjigande që u organizua përpara pallatit Buckingham në Londër...

Mijëra londinezë sfiduan shiun dhe motin e freskët për të marrë pjesë në festën gjigande që u organizua përpara pallatit Buckingham në Londër, me rastin e festimeve për 90 vjetorin e mbretëreshës Alizabeta II, monarkja që ka qëndruar më gjatë në krye të fronit të Anglisë.
 
Qindra tryeza u vendosën pranë Bashkisë së kryeqytetit anglez, në rrugën e madhe e të gjatë që të con drejt pallatit mbretëror, për të marrë pjesë në një drekë gjigande, në të cilëm morrën pjesë mijëra qytetarë sikurse edhe 600 shoqata e organizata bamirëse.
 
Elizabeta mbushi 90 vjec në muajin prill por tradicionalisht festimet organizohen në muajin maj dhe qershor për të shmangur motin me shi. Gjthsesi shiu i shoqëroi edhe këtë vit.
 
Përpara turmës me mijëra vetë, duka i kembrixh shprehu mirënjohjen e tij për popullin, që iu bashkua festës në nder të gjyshes së tij.
 
“Ju falënderoj të gjithëve, publikun britanik, që u bashkë me ne pavarësisht shiut, në këtë festë jashtë”.
 
Mbretëresha Elizabetë, si gjithnjë me një sens të hollë humori, tha pas disa orëve festimesh:
“E vlerësoj shumë këtë festë dhe faktin se u bshkuat me ne, faleminderit për të gjitha urimet tuaja. Më kanë shijuar shumë edhe letrat e mesazhet e urimit që kam marrë. Si do ndihem kur njerëzit ende do të më këndojnë sërish shumë urime për ty edhe në dhjetor? Se di, ajo mbetet për tu parë” tha monarkja me humor.
 
Sovranja cilësohet ndryshe si mbretëresha rekord, pasi ka qëndruar për 65 vitë në fronin mbretëror. Datëlindja e saj festohet nga 21 prilli deri më 15 qershor.
 
Gjatë mbretërimit rekord të saj, më i gjati në historinë britanike, Mbretëresha ka vizituar 120 vende dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore.
 
Festa për Elizabetën ka qënë e trefishtë.  Përveç 21 prillit, nga 12 deri me 15 maj u oragnizua një festë e madhe publike në Ëindsor, ku u përfshinë 1500 artistë mes kërcimeve, muzikës dhe spektaklit, ndërsa tani u organizua parada e kalorësisë britanike në Pallatin Buckingham. Sipas një sondazhi, dashuria e qytetarëve britanikë për sovranen e tyre prej më shumë se 63 vitesh është shumë e madhe.
 
Elizabet e dytë, monarkja me mbretërimin që ka zgjatur më shumë në historinë britanike, nuk e ka ndërmend që të dalë në pension, edhe pse vitet e fundit i ka besuar disa nga detyrat e saj anëtarëve më të rinj të familjes mbretërore. Një sondazh i ri tregon se mbi 70% e britanikëve mbështesin vazhdimin e mbretërisë së saj.
 
“Mbretëresha ka qenë një gur i forcës për kombin tonë dhe komunuelthin”, është shprehur kryeministri David Kamerun në një mesazh urimi për ditëlindjen e 90-ë të saj.
 
Në gjithë këto vite si Mbretëreshë e Britanisë së Madhe, Elizabeta e dytë ka mbajtur gjithmonë një pozicion neutral për sa i përket anës politike./Oranews