Maqedoni
Rasti “Lagja e trimave”, vazhdon procesi gjyqësor
14.06.2016 12:04
Ka vazhduar sot procesi gjyqësor për rastin “Lagja e trimave”, ku akuzohen 37 persona me akuzën për terrorizëm...

Por, të akuzuarit mohojnë akuzën, duke e cilësuar rastin si të montuar, për çka, sipas tyre, janë paguar miliona euro dhe janë të involvuar edhe politikanë dhe zyrtarë shtetërorë.
Vitin e kaluar në 9 dhe 10 maj në “Lagjen e Trimave’’-Kumanovë një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë, ku humbën jetën tetë policë nga njësitë speciale të MPB-së, ndërsa nga grupi i armatosur 10 persona.
