Botë
Zveçan, Serbia pretendon të ndërtojë 300 shtëpi për serbët
14.06.2016 16:04
Serbia pretendon të ndërtojë 300 shtëpi për serbët në Zveçan, madje shefi i zyrës së Qeverisë së Kosovës, Marko Gjuriq, ka vënë edhe gurthemelin pa kurrfarë konsultimi me autoritetet në Prishtinë...

Por, përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës kanë deklaruar se ndërtimi i 300 shtëpive të reja do të fillojë të bëhet pavarësisht nga kundërshtimet e Qeverisë në Prishtinë.
Kryetari i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, institucion ky i krijuar nga Beogradi, Ivan Todosijeviq, ka deklaruar për Evropën e Lirë, se: "Gurthemeli është vënë dhe së shpejti do të fillohet ndërtimi. Nëse do të kishte vullnet të mirë, Prishtina në mënyrë të papengueshme do të lëshonte lejet e tilla nga pala kosovare.”- tha ai.
Por, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka thënë se investimet e Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës pa marrëveshje dhe njoftime paraprake janë ndërhyrje në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës.
Rreth 300 shtëpi janë planifikuar të ndërtohen me një fond të ndarë nga Qeveria e Serbisë, në një luginë ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit. Përfaqësues politik serbë thonë se me ndërtimin e shtëpive synohet kthimi i rreth 1 mijë e 500 serbëve të shpërngulur pas luftës në Kosovë.
