Maqedoni

PLD: Urgjentisht operator i tretë që të ulen çmimet e telefonisë celulare

14.06.2016 16:33

PLD kërkon që Agjencia për komunikime elektronike urgjentisht të sjellë hyrjen në treg të operatorit të tretë mobil dhe ta ndërpresë mbrojtjen e duopolit të operatorëve aktualë mobil...

Nënkryetari i Partisë, Zoran Shapuriq, në konferencën për shtyp sot tha se PLD-ja kërkon që procedura për sjellje të operatorit të tretë mobil të jetë tërësisht transparente. 
 
“Me bashkimin e VIP dhe ONE u krijua duopol,  u zvogëlua konkurrenca, me ç'rast u rritën çmimet. Ky duopol edhe në të ardhmen do të prodhojë rritje të mëtejshme të çmimeve. Agjencia për komunikime elektronike paraprakisht vërejti se nuk do të vijë deri në rritje të çmimeve, që u tregua si tejet e pasaktë. Bashkimi nuk duhej të lejohet nga Komisioni shtetëror për mbrojtje të konkurrencës derisa nuk gjendet operator i ri mobil."- thonë nga PLD.