Akademia Ushtarake, shpallet konkursi për kandidatët e rinj
Akademia Ushtarake në Shkup shpalli konkursin për regjistrimin e kadetëve të rinj për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës...

Akademia Ushtarake në Shkup shpalli konkursin për regjistrimin e kadetëve të rinj për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës dhe për studentë për drejtimin Menaxhment i krizës, mbrojtje dhe shpëtim, për vitin studimor 2016/2017.
Terminët për dorëzimin e dokumenteve në afatin e parë të regjistrimit janë më 27, 28 dhe 29 qershor, prej orës 08:30 deri më 16:30 në Akademinë Ushtarake.
Dokumentet nga matura shtetërore dhe dëftesa për vitin e katërt të përfunduar të shkollës së mesme mund të dorëzohen në mënyrë shtesë deri në fund të korrikut të këtij viti.
Nga Akademia u bëjnë thirrje kandidatëve të interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet, të paraqiten në konkurs.
“Procesi i zgjedhjes është transparent dhe i bazuar në kritere të definuara, cilësi, dhe rezultate të treguara të kandidatëve të paraqitur.”- thonë nga kjo Akademi.
