Maqedoni
ASHAAV vërejtje Ministrisë së Financave, nuk i pagoi mjetet për kampanjën zgjedhore 2016
14.06.2016 17:01
Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele në seancën e sotme njëzëri ka miratuar vendimin për vërejtje para kallëzimit ndaj Ministrisë së Financave...

Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele në seancën e sotme njëzëri ka miratuar vendimin për vërejtje para kallëzimit ndaj Ministrisë së Financave për shkak të mospagesës së mjeteve për mbulimin e shpenzimeve të kryera për kampanjën zgjedhore 2016 nga kjo agjenci.
“Për shkak të ndërprerjes së kampanjës zgjedhore, shuma që është shfrytëzuar për kampanjë zgjedhore është 738.492 denarë dhe jo siç ka qenë e projektuar shuma prej tetë milionë e 409 denarë. Këto mjete deri sot nuk janë paguar në xhirollogarinë e agjencisë, e cila angazhoi 76 bashkëpunëtorë të huaj për mbikëqyrjen e zgjedhjeve.”- deklaroi Zoran Trajçevski nga Agjencia për shërbime audio dhe audio–vizuale.
“Kjo është mospërgjegjësi dhe joprefesionalizëm nga ana e Ministrisë së Financave që na ka sjellë në pozitë. Ne si agjenci i kemi kryer obligimet ligjore që dalin nga kodi zgjedhor dhe Ligji për media në drejtim të ndjekjes së zgjedhjeve dhe ne i kemi ndërmarrë obligimet tona me anëtarët e angazhuar. Përkrah vërejtjen për padi dhe nuk e kam të qartë se si do të arsyetohet Ministria e Financave për moskryerjen e obligimit, duke e ditur se mjetet janë paraparë me buxhet për mbulimin e zgjedhjeve.”- tha Milaim Fetahi nga Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele.
Nga Agjencia për shërbime audio dhe audio–vizuele thanë se deri më tani katër herë kanë dërguar kërkesë deri tek Mistria e Financave për pagesën e këtyre mjeteve.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
