Botë
Steinmeier: "Drejtësia" sa më parë, rrezikoni negociatat
14.06.2016 17:09
Nuk ka integrim në Bashkimin Evropian pa e miratuar reformën në drejtësi...

Ky ka qenë mesazhi i ministrit të Jashtëm gjerman, Frankwalter Steinmeier, në Tiranë, gjatë takimeve me zyrtaret e lartë të shtetit.
Steinmeier tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologut shqiptar, Ditmir Bushati, se kjo reformë është kushti kryesor për negociatat e anëtarësimit.
Ndërsa Bushati e cilësoi reformën si ndërhyrje kirurgjikale, e cila pritet të shërojë sistemin e drejtësisë.
Më herët, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, la të kuptohet se reforma do të miratohet pavarësisht nëse arrihet konsensusi me demokratët.
Por, opozitari, Lulzim Basha, tha se nuk e negocion në asnjë mënyrë nenin 88, i cili bën fjalë për moskapjen e sistemit.
Në orën 14:30 u miratua nen për nen reforma në drejtësi pa praninë e opozitës. Vetëm neni 88, i cili ka futur në ngërç palët politike, nuk është futur në votim.
LULJETA NDOKA
