Trajnim falas për nxënësit e familjeve të rrezikuara sociale
Në kuadër të projektit, kumtuan nga Universiteti, nxënësit e moshës prej 16 deri në 18 vjeç, nga kjo kategori e rrezikuar sociale do të kenë mundësi falas të fitojnë njohuri dhe aftësi për ueb programim, me ç'rast në fund do të fitojnë edhe certifikatë përkatëse……..

Projekti i dedikuar për personat e familjeve të rrezikuara sociale filloi të realizohet në kuadër të aktiviteteve për përgjegjësi shoqërore në Universitetin "Shën Apostul Pali" në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Ohrit.
Në kuadër të projektit, kumtuan nga Universiteti, nxënësit e moshës prej 16 deri në 18 vjeç, nga kjo kategori e rrezikuar sociale do të kenë mundësi falas të fitojnë njohuri dhe aftësi për ueb programim, me ç'rast në fund do të fitojnë edhe certifikatë përkatëse.
Në këtë mënyrë, siç theksohet, hapet mundësi këta të rinj, ti fitojnë njohuritë e fituara dhe të krijojnë një opsion më shumë gjatë punësimit të tyre apo hapjes së biznesit personal.
