Maqedoni
LSDM apel Gjykatës Kushtetuese: Tregoni se jeni në shërbim të drejtësisë
14.06.2016 17:19
LSDM-ja kërkon nga Gjykata Kushtetuese që sa më shpejt të deklarohet për Prokurorinë Speciale publike.

Tani e keni momentin që të dëshmoni se nuk jeni instrument i pushtetit, por i drejtësisë, thonë nga LSDM.
“Gjykata Kushtetuese ka shans që të paktën një herë të dëshmojë se drejtësia për ta mund të jetë më e rëndësishme se sa realizimi i dëshirave të Nikolla Gruevskit. Prioritet për Gjykatën Kushtetuese duhet të jetë kushtetutshmëria e Ligjit të Prokurorisë Speciale. Lufta kundër korrupsionit, drejtësia dhe e drejta nuk guxojnë të jenë nën asnjë lloj kërcënimi.”- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Nga LSDM ripërsërisin se Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë punën e të vetmit institucion i cili lufton krimin dhe korrupsionin, pasi vetëm në këtë mënyrë PSP mund të funksionojë pa pengesa.
MERAL ISMAILI
