Maqedoni

Ndryshime në qeverinë Dimitriev, për arsye shëndetësore dorëhiqet Stavrevski

14.06.2016 17:27

Zoran Stvrevski, zëvendëskryeministri dhe njëherit ministër i Financave ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tij për shkak të arsyeve shëndetësore...

“Problemet shëndetësore me të cilat ballafaqohem dhe këshillat e mjekëve tregojnë se duhet një kohë më e gjatë e mjekimit dhe kurimit, kështu që unë nuk kam mundësi ta kryej funksionin ministër i Financave dhe nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë."- theksoi Zoran Stavreski në dorëheqjen e tij. 
 
Ai ka qenë  pjesë e qeverisë së VMRO-DPMNE-së që në vitin 2006, si zëvendëskryeministër  për çështje ekonomike dhe nga viti 2009  ka qenë edhe ministër i Financave.
 
Në vend të Stavrevskit pritet të emërohet drejtori aktual i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Kiril Minovski.
 
Kryeministri Dimitriev do të bëjë rotacion edhe të pozicionit zëvendësministër të Punëve të Jashtme, respektivisht se do të kërkohet shkarkim edhe i zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Dragana Kiprijanovska, ndërsa në vendin e saj, Dimitriev do ta propozojë Ilija Isajllovskin, i cili është diplomat karriere.
 
Pritet që nesër Kuvendi të debatojë dhe t'i konstatojë dorëheqjet, pas së cilës do të emërohen zëvendëskryeministri dhe ministri i ri i Financave, si dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme.
 
REJHANE BUSHI-METAJ