Maqedoni
Fatkeqësi në termoelektranën e Manastirit, helmohen tre punëtorë, ata jashtë rrezikut për jetë
14.06.2016 17:32
Tre punëtorë të termoelektranës së Manastirit janë helmuar me monoksid karboni...

Punëtorët kanë qenë duke punuar në riparime të bllokut të parë, në saldimin e tubacioneve.
Policia e Manastirit ka njoftuar se tre punëtorët kanë thithur monoksid karboni dhe janë dërguar në klinikën e Manastirit, pa vetëdije.
Punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.
