Maqedoni

Prej sot aviolinja Beograd-Ohër

15.06.2016 10:33

Në aeroportin e Ohrit "Shën Apostol Pavle", sot do të zbresë aeroplani i parë i "Er Serbia"...

Në aeroportin e Ohrit "Shën Apostol Pavle", sot do të zbresë aeroplani i parë i "Er Serbia" me çka zyrtarisht do të emërohet vendosja e aviolinjës Beograd-Ohër.
 
Në ngjarje është paralajmëruar prania e menaxherit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, Zoran Krstevski, drejtori ekzekutiv kryesor i "Er Serbia" për lidhje dhe marrëdhënie me Qeverinë, Branimir Maloviq dhe kryetari i komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski.
 
Vendosja e kësaj aviolidhje pritet të kontribuojë në zhvillimin e turizmit dhe në rritjen e numrit të turistëve nga Serbia, por edhe nga shtete tjera evropiane me të cilat aeroporti i Beogradit ka lidhje direkte.
 
Gjithashtu, qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësi më të volitshme të udhëtojnë deri në Serbi dhe deri në shtetet evropiane./mia