Botë

Operacioni Evropian "Sofia" do ta kontrollojë respektimin e embargos të armëve në Libi

15.06.2016 10:45

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi dje një rezolutë...

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi dje një rezolutë, e cila u mundëson anijeve të operacionit ushtarako-detar evropian, të patrullojnë pranë brigjeve të Libisë me qëllim të garantojnë për respektimin e embargos për armë, e cila është vendosur kundër këtij vendi.
 
Rezoluta  e propozuar nga Londra dhe Parisi u miratua unanimisht prej 15-të anëtareve të KS-së dhe KB-së.
 
Me rezolutën KB e zgjeroi mandatin e "Sofjes", qëllimi fillestar i së cilës ishte lufta kundër tregtarëve me migrantë në Detin Mesdhe.
 
Anijet ushtarake evropiane do të munden në periudhë prej 12 muajve të mbajnë dhe të bëjnë kontrolle të anijeve në det të hapur pranë bregut libian, të cilët vijnë nga Libia dhe lundrojnë drejtë vendit, ndërsa për të cilët ekziston dyshim se transportojnë armë dhe pajisje ushtarake./mia