Botë

Për shkak të grevës portet në Pirea dhe Selanik do të mbyllen

15.06.2016 10:54

Porti në Pirea dhe Selanik sot dhe nesër sërish do të mbyllen për shkak të grevës së të punësuarve në to...

Të punësuarit nga të dy portet e akuzojnë Qeverinë greke se edhe krahas premtimeve të dhëna  kërkesat e tyre nuk janë përmbushur.
 
"Pas grevës 20 ditëshe të gjithë duhet të dinë se nuk ka dalje nga situata, përveç rregullimit institucional  të marrëdhënieve të punës", vlerësuan grevistët.
 
Ato konsiderojnë se çelësi për zgjidhjen e problemit gjendet në duart e Qeverisë.
 
Sindikatat kërkojnë nga udhëheqësit të ndërmarrin iniciativa ligjore dhe ta garantojnë mbetjen e punonjësve të porteve  në vendet e tyre të punës, sepse frikohen se do të pushohen për shkak të privatizimit të paralajmëruar të porteve./mia