Maqedoni
Tetë aksidente në Shkup, dy janë lënduar më rëndë
15.06.2016 11:12
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej tetë fatkeqësi komunikacioni...

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej tetë fatkeqësi komunikacioni, prej të cilave lëndime më të lehta trupore kanë marrë një shofer i një motoçiklete dhe një çiklist.
Në tre aksidente komunikacioni lëndime të lehta kanë marrë katër persona, ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe një shofer i një automjeti për udhëtim. Tre aksidente janë me pasojë dëme materiale.
Gjatë ditës së kaluar janë zbuluar dhe sanksionuar dy shoferë nën ndikim të alkoolit, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë shoferë e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe tetë shoferë pa patnetshoferi. Janë zbuluar edhe nëntë automjete të paregjistruara dhe 29 janë parkuar në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit "karrotrec" janë larguar 69 automjete.
Në suaza të projektit "Kultura e komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore" sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në kopshtet për fëmijë "Koço Racin", objekti "Panorma" dhe në "13 Nëntor", objekti "Jasmin", i cili gjendet në komunën Qendër.
Për shkak ndeshjes së sotme në hendboll mes Maqedonisë dhe Çekisë në qendrën sportive "Boris Trajkovski", i caktuar për në orën 20, nga ana e policisë do të ndërmerren masa adekuate për mbrojte komunikacioni, ndërsa sipas nevojës edhe riorientim të komunikacionit./mia
