ARSM

Do të ngrihet vetëdija te të rinjtë për pasojat nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes

26.03.2014 14:44

Agjencia për të rinj dhe sport (ARS) në kuadër të Fushatës kundër gjuhës së urrejtjes do të realizojë aktivitete të përbashkëta me Misionin e OSBE-së në Maqedoni për edukimin dhe ngritjen e vetëdijes te të rinjtë për pasojat nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes………….

Agjencia për të rinj dhe sport (ARS) në kuadër të Fushatës kundër gjuhës së urrejtjes do të realizojë aktivitete të përbashkëta me Misionin e OSBE-së në Maqedoni për edukimin dhe ngritjen e vetëdijes te të rinjtë për pasojat nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes.

Për këtë qëllim, Agjencia dhe Misioni i OSBE-së nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në kuadër të Javës evropiane kundër diskriminimit racor, si pjesë e Lëvizjes Evropiane kundër gjuhës së urrejtjes, ku përmes Agjencisë për të rinj dhe sport është përfshirë edhe Republika e Maqedonisë.

Aktivitetet e planifikuara do të zbatohen në bashkëpunim midis Agjencisë për të rinj dhe sport, Misionit t OBE-së si edhe më shumë institucioneve dhe organizatave.

Fushata kundër gjuhës së urrejtjes filloi në mars 2013, është paraparë të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2014. Në të, përveç Agjencisë për të rinj dhe sport, si koordinator nacional në Komitetin nacional kundër gjuhës së urrejtjes janë përfshirë edhe më shumë institucione dhe organizata të cilat punojnë në çështjet lidhur me zhvillimin e të drejtave të njeriut, jodiskriminimin dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes.

Fushata është projekt i cili zbatohet në më shumë vende evropian dhe është pjesë e Lëvizjes Evropiane kundër gjuhës së urrejtjes, nismëtar i së cilës është Këshilli i Evropës.