Aksident në Shkup, dy të vdekur
15.06.2016 11:22
Policia e Shkupit raportoi se sot në orën 3 e 30, në bulevardin “Partizanski Odredi”, përballë “Simpos”...

Policia e Shkupit raportoi se sot në orën 3 e 30, në bulevardin “Partizanski Odredi”, përballë “Simpos”, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë vdekur dy persona.
Një taksi e markës “Mercedes”, e drejtuar nga 35 vjeçari A. V. nga Shkupi, nga arsye të panjohura është përplasur me një gardh në fund të bulevardit, ku ka përfunduar në rrugë. Nga fuqia e përplasjes në vend ka vdekur vozitësi dhe 37 vjeçarja S. K. nga Shkupi.
Me urdhër të prokurorit publik, trupat janë dërguar në obduksion, ndërsa policia po heton nëse gruaja ka qenë udhëtare ose bashkudhëtare në veturë.
