Botë

SHBA, gruaja e vrasësit bashkëpunëtore në krim

15.06.2016 12:10

Bashkëshortja e vrasësit të 49 personave në një klub nate në Orlando do te përballet me drejtësinë, pasi akuzohet si bashkëpunëtore e kësaj masakre...

Prokurorët po hetojnë Nor Salman, pasi kjo e fundit raportohet t’i ketë thënë policisë se është përpjekur të flasë me bashkëshortin e saj, Omar Maten, para sulmit.

Ajo gjithashtu ka blerë municionet për burrin e saj si dhe e ka shoqëruar atë me makinë deri në klubin puls, ku kishte dhe detyrën per te bërë rojë.

Sipas autoriteteve gruaja e vrasësit ka përgjegjësinë për bashkëpunim në krim dhe për mos njoftimin e policisë për parandalimin e masakrës.

Vrasjet masive në lokalin e Gay-ve në Florida, ku humbën jetën 49 vete dhe u plagosen 53 të tjerë, gjashtë prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, konsiderohen si ngjarja më e rënda në historinë e këtij shteti.