Botë

Gjermnai përgënjeshtoin se ka njësite të saj speciale në pjesën veriore të Sirisë

15.06.2016 12:39

Ministria gjermane e Mbrojtjes i përgënjeshtron pohimet se ka dërguar njësite të saj speciale në pjesën veriore të Sirisë...

Paraprakisht sot televizioni arab "Al Majadin" kumtoi se njësitet e forcave për operacione speciale të armatës gjermane kanë arritur në pjesën veriore të Sirisë, ku do të marrin pjesë në operacionin tokësor të opozitës siriane kundër grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) në rajonin e qytetit Manbixh.
 
Sipas kumtesës, forcat gjermane janë përfshirë drejt njësiteve speciale amerikane dhe franceze.
 
Ministria siriane e Punëve të Jashtme bëri të ditur se prania e forcave franceze dhe gjermane në territorin sirian paraqet agresion të palejuar drejt sovranitetit dhe integrimit të vendit./mia