Botë

ShBA-Okland, një i vrarë dhe jashtë të lënduar gjatë një funerali

15.06.2016 13:28

Një adoleshente ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në Oakland të Shteteve të Bashkuara...

Një adoleshente ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në Oakland të Shteteve të Bashkuara, kur ishin duke shkuar në funeralin e dy miqve të tyre të mbytur në rezervuarin e qarkut Stanislaus.

16-vjeçarja që ndërroi jetë nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë në qafë, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Të gjithë viktimat janë meshkuj dhe femra të grupmoshës nga adoleshenca e hershme e deri në të 20-at. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi grumbullimin e informacioneve për të kapur autorët.  

Dëshmitarë të ngjarjes thanë se dy agresorët ishin duke ecur në këmbë, kur papritur dhe pa dallim nisën të shtinin me armë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj ngjarjeje, një roje sigurie tha se gjithçka duket e çuditshme, pasi Dountoun Oakland është një prej vendeve më të qeta. Edhe vrasjen e fundit ai e quan një incident të izoluar.

BELINDA KOKA-ADEMI