RUSI-UKRAINË

Klark: Kriza në Ukrainë përkujton në atë të Ballkanit në vitet e 90-ta

26.03.2014 14:50

Kriza e tanishme në Ukrainë përkujton në atë që ndodhi në Ballkan në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar dhe ajo është përkujtuese se sa është me rëndësi që Evropa të demokratizohet, vlerësoi gjenerali amerikan në pension, Uesli Klark…….

Kriza e tanishme në Ukrainë përkujton në atë që ndodhi në Ballkan në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar dhe ajo është përkujtuese se sa është me rëndësi që Evropa të demokratizohet, vlerësoi gjenerali amerikan në pension, Uesli Klark.

“Me intervenimin ushtarak në Serbi, NATO-ja solli paqe dhe fundin e një regjimi. Me atë aksion, NATO-ja e përforcoi rolin e vet në Ballkan, theksoi Klark, i cili ishte komandant i Aleancës në Evropë kur NATO-ja intervenoi kundër Serbisë”.

“Kriza ukrainase duhet të jetë përkujtuese se në Evropë duhet të nxiten proceset demokratike, çfarë do të duhej të ndiqeshin edhe në Serbi sepse nga gjendja në atë vend thelbësisht varet edhe gjendja në Bosnjë e Hercegovinë. Duket sikur Serbia për momentin është në rrugë të mirë”, theksoi Klark për gazetën sarajevase "Dnevni avaz".

Klark në pyetjen nëse është i mundur afrimi i Serbisë drejt Rusisë, u përgjigj se "kjo në të vërtetë është mundësi e mirë që Perëndimi të konsolidohet dhe të paraqitet si lider i ndryshimeve pozitive".

“Preferimi i marrëdhënieve të fuqishme ruso-serbe është vetëm eko e ideve nga e kaluara. Ata të cilët në Evropë, në Ballkan apo në BeH ndjenë keqardhje për Putinin, le të shkojnë tek ai, theksoi Klark duke shtuar se "Siberia është tejet e madhe dhe në të ka vend".