Botë
Ish- ministri argjentinas është arrestuar për fshehje të shumës milionëshe të parave të gatshme
15.06.2016 14:00
Ish-ministri argjentinas i Punëve Publike, Hoze Lopez është arrestuar, pasi që ishte dyshuar për fshehje të shumës milionëshe...

Ish-ministri argjentinas i Punëve Publike, Hoze Lopez është arrestuar, pasi që ishte dyshuar për fshehje të shumës milionëshe të parave të gatshme, në dollarë amerikanë, në një manastir.
Policia argjentinase kumtoi se është thirrur, kur motrat e nderit në një komunitet religjioz-manastir, 55 kilometra larg Buenos Ajresit, kanë vërejtur se si një njeri hedhë qese të mbushura plastike përmes murit të lartë të manastirit.
Hoze Lopez ishte ministër i Punëve Publike në qeverinë e ish-presidentes Kristina Fernandez de Kirhner.
Gjykatat në vend tashmë kanë ngritur hetim kundër disa ministrave në qeverinë e Kirhnerit, të gjithë të dyshuar për larje parash.
Ish-ministri Lopez, fillimisht, ishte paraburgosur për armëmbajtje pa leje.
Bastisja e thasëve për të cilët paraqutën motrat e nderit, tregoi se në to ka shumë të madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe dhjetëra orë të shtrenjta.
Mediat në Buenos Ajres shkruajnë se në thasë janë gjetur shtatë milionë në dollarë, euro dhe jenë japonezë, por se shumë më tepër para ka pasur në automobilin me të cilin ka udhëtuar ish-ministri.
Administrata e re argjentinase e presidentit Maurisio Makri e cila është në pushtet prej dhjetorit të vitit 2015, ngriti fushatë energjike për eliminimin dhe çrrënjosjen e korrupsionit në vend.
