Botë
Policia belge paralajmëroi se SHI-ja planifikon sulme në Belgjikë dhe Francë
15.06.2016 14:36
Policia belge mori paralajmërim nga Agjencia antiterroriste për zbulim se një grup i luftëtarëve nga Shteti Islamik...

Policia belge mori paralajmërim nga Agjencia antiterroriste për zbulim se një grup i luftëtarëve nga Shteti Islamik planifikojnë sulme në Belgjikë dhe Francë dhe se ata paradokohe nga Siria kanë udhëtuar në Evropë, deklaroi sot një përfaqësues i forcave të sigurisë.
Qendra belge për gjendje të jashtëzakonshme, e cila është përgjegjëse për koordinim të masave të sigurisë, njoftoi se paralajmërimin do ta dërgojë deri te të gjithë forcat në mbarë Belgjikën, por që tani për tani nuk planifikohet rritje e shkallës së sigurisë në vend në nivel maksimal, e cila vëren në rrezikun e drejtëpërdrejtë nga sndonjë sulm.
Gazeta belge "DH" duke i cituar të dhënat nga paralajmërimi publikoi se një grup i xhihadistëve e kanë "braktisur Sirinë para një jave e gjysmë, me qëllim që përmes Turqisë dhe Greqisë me anije të mbërrijnë deri në Evropë pa pasaporta", me ç'rast nuk theksohet data e saktë se kur ata janë nisur drejt Evropës.
Gazeta gjithashtu thekson se midis caqeve potenciale të terroristëve në Belgjikë është një qendër tregtare në Bruksel, restorantet e zinxhirëve amerikanë për ushqim të shpejtë dhe policia./mia
