Maqedoni

Mblidhet në Shkup komiteti për stabilizim asociim RM–BE

15.06.2016 14:51

Komiteti për Stabilizim dhe Asociim mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e trembëdhjetë të punës...

Komiteti për Stabilizim dhe Asociim mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e trembëdhjetë të punës, me të cilin rrumbullakosi ciklin e shtatë të nënkomiteteve sektoriale në kuadër të procesit të stabilizim-asociimit.

Rezultatet nga takimi i realizuar i Komitetit do të prezantohen në kuadër të Këshillit për stabilizim dhe asociim, i cili do të mbahet në korrik.

Në Komitetin për stabilizim dhe asociim u referua për nivelin e përmbushjes së kritereve ekonomike dhe politike në periudhën e kaluar, si dhe për nivelin e realizimit të marrëveshjes për stabilizim dhe asociim.

Përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë e konfirmuan përkushtimin për procesin e integrimit evropian, si prioritet kyç strategjik i vendit dhe u zotuan për arritje të progresit konkret në zbatimin e detyrimeve të agjendës së BE-së, veçanërisht në fushat e reformave urgjente prioritare.

“Në këtë kontekst, gjatë mbledhjes u dha një shqyrtim i shkurtër për zhvillimet kryesore dhe aktivitetet e planifikuara në lidhje me kriteret ekonomike dhe politike. Takimi u zhvillua në kohë dhe përfaqëson përgatitje të dobishme për Këshillin e ardhshëm për stabilizim dhe asociim.”- njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU