Maqedoni
“E majta”: e gjithë qeveria të ndjekë shembullin e Stavrevskit
15.06.2016 14:57
Partia “E majta” i ka apeluar sot qeverisë të ndjekë shembullin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, dhe të japë dorëheqje...

Partia “E majta” i ka apeluar sot qeverisë të ndjekë shembullin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, dhe të japë dorëheqje.
“Ne shpresojmë se pas dorëheqjes së Stavrevskit urgjentisht do të japin dorëheqje e tërë qeveria bashkë me ministrat e saj, sepse mendojmë që e njëjta nuk ka më legjitimitet të udhëheq vendin. Në periudhën që vjen, ne shpresojmë shumë se do të krijohet hapësirë për të formuar një qeveri ekspertësh, e cila do t’i organizojë zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se propozimet për këtë qeveri kalimtare duhet t’i japë AShAM ose konferenca interuniversitare, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve demokratike.”- tha Zdravko Sllavevski nga Partia “E majta”.
REXHEP QAMILI
