Botë

Mustafa: u arrit marrëveshja për EULEX-in, nesër vendos Kuvendi i Kosovës

15.06.2016 15:06

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se të martën kanë pasur një takim me përfaqësues të institucioneve...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se të martën kanë pasur një takim me përfaqësues të institucioneve, ku është arritur marrëveshja për EULEX-in dhe pritet vetëm edhe pëlqimi i Brukselit dhe nesër të kalojë për miratim edhe në Kuvendi.

“Ne presim të marrim këmbimin e letrës nga Mogerini. Ne do ta mbajmë edhe një takim të Qeverisë pasdite dhe nesër mendojmë t’ia dërgojmë Kuvendit për shqyrtim dhe miratim."- ka deklaruar Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Marrëveshja për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite është arritur në përputhje me letrën të cilën e ka dërguar presidenti i Kosovës në Bruksel.

Nga Qeveria e Kosovës presin që nesër në seancën e rregullt të vazhdohet mandati i EULEX-it edhe për dy vite, me ndryshimin e vetëm që EULEX-i nuk do të mund të iniciojë hetime pa pëlqimin e institucioneve kosovare të drejtësisë.

GYLTENE SINANI