Maqedoni

Rasti “Kështjella”, Penalja i thotë prapë jo PSP-së, jo paraburgim për Grujoskin, as masë për të tjerët

15.06.2016 16:02

Gjykata Penale ka refuzuar të shqiptojë masë të kujdesit për ish-ministren e Brendshme, Gordana Jankullovska...

Gjykata Penale ka refuzuar të shqiptojë masë të kujdesit për ish-ministren e Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe masë të paraburgimit për shefin e Drejtorisë së pestë të DSK-së, Goran Grujovski, dhe disa të dyshuar të tjerë në rastin “Kështjella”. 
 
“Gjykatësi me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1- Shkup, duke vepruar sipas propozimeve për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër personit G. G. dhe masës për kujdes kundër personave T. J., G. J., N. B. dhe V. S., të ngritura nga Prokuroria Speciale Publike, pasi që u kërkua plotësim i propozimit nga PSP, u soll vendim që të hidhen poshtë propozimet e Prokurorisë Speciale Publike.”-  informuan sot nga Gjykata Penale.
 
Më parë kjo Gjykatë e ktheu dy herë në ripërpunim propozimin e Prokurorisë Speciales, duke kërkuar prova shtesë dhe duke kontestuar edhe kompetencën e Speciales për hetimin e këtij rasti.
 
Dje, Prokuroria Speciale theksoi disa shkaqe se përse kërkesa e tyre është e bazueshme, por Këshilli Penal nuk i mori parasysh arsyetimet e tyre.
 
Specialja tani ka 24 orë kohë për të ankimuar vendimin e Këshillit Penal.
 
GAZMEND REXHEPI