Maqedoni
KSHZ me të drejtë vote 1 779 572
26.03.2014 17:43
KSHZ ka përmbyllur sot listën zgjedhore, me disa ditë vonesë, pasi siguroi informacionet e për numrin e votuesve, nga Enti Shtetëror i Statistikave...

KSHZ ka përmbyllur sot listën zgjedhore, me disa ditë vonesë, pasi siguroi informacionet e për numrin e votuesve, nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas listës zgjehdore në zgjedhjet presidenciale të 13 prill, të drejtën për të votuar do ta kenë 1 miljon e 779 mijë e 572 qytetarë të cilët janë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore. Kryetari I KSHZ-së Nikolla Rillkovski, bëri të ditur se “Pas kryerjes së shqyrtimit publik në listën zgjedhore, në përputhje me nenin 52 të Kodit Zgjedhor, KSHZ-ja përmbyll listën zgjedhore dhe konstaton se numri i përgjithshëm i votuesve në listën e vetme zgjedhore për zgjedhjet presidenciale për vitin 2014 është 1 miljon e 779 mijë e 572 votues”.
Në këtë numër përfshihen edhe 39 persona që llogariten si të zhvendosur brenda vendit dhe 1076 të burgosur të cilët sipas Kodit Zgjedhor, të drejtën e tyre të votës e realizojnë më 12 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Poashtu të drejtën e votes do ta realizojnë edhe 70 mijë e 305 persona në diasporë, prej të cilëve 8 mijë e 332 janë paraqitur që të realizojnë të drejtën e tyre të votës në përfaqësitë diplomatike; Edhe atë në njësinë e e europës do të votojnë 5 892 votues, në njësinë që përfshin dy amerikat janë paraqitur 1 mijë e 426 votues dhe në njësinë që përfshinë Azinë dhe Australinë janë paraqitur 1 mijë e 14 votues, bëjnë të ditur nga KSHZ.
