Botë

ONM- Raporti: 60 mijë emigrantë të vdekur në dy dekadat e fundit

15.06.2016 16:57

Të paktën 60 mijë emigrantë ose kanë vdekur ose janë të zhdukur në det apo në rrugë tokësore gjatë dy dekadave të fundit, tregon Raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit...

Por, ky numër mund të jetë shumë herë më i lartë, pasi shumë trupa nuk janë gjetur.

Në raport thuhet se shumica e vdekjeve gjatë dy viteve të fundit kanë ndodhur në rajonin e Mesdheut. IOM vlerëson se 5.400 emigrantë janë regjistruar si të vdekur ose si të zhdukur vetëm në vitin 2015.

Këtë vit, organizata ka dokumentuar më shumë se 3.400 emigrantë të vdekur në të gjithë botën. Më shumë se 80% e vdekjeve kanë qenë emigrantë të cilët janë përpjekur të arrijnë në Evropë përmes detit. 

Një në 23 persona kanë vdekur ose janë zhdukur në mesin e emigrantëve këtë vit dhe kjo është një statistikë tronditëse. Kalimi më i rrezikshëm për jetën  e emigrantëve mbetet ai nga Libia për në Itali.