Maqedoni

Kriza politike e vendit në fokus të BE-së

15.06.2016 17:11

Kriza politike në Maqedoni është kthyer në rend dite pranë institucioneve të Unionit Evropian...

Këshilli për punë të jashtme i BE-së ka caktuar për më 20 qershor seancën e tij të fundit para Samitit të Këshillit të Evropës, në të cilin debati për situatën në Republikën e Maqedonisë është vendosur si pikë kryesore, e jo nën pikën “të ndryshme” siç ishte planifikuar paraprakisht.
 
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Unionit, sipas propozimit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, do të debatojnë dhe do të japin rekomandim në lloj të konkludimit për situatën në Maqedoni si vend-kandidat për anëtarësim në BE.
 
Ndryshe, për shkak të referendumit për dalje të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian dje edhe zyrtarisht është shtyrë Samiti i Këshillit të Evropës, i cili në vend që të mbahet më 23 dhe 24 qershor, si çdoherë, këtë herë do të mbahet më 28 dhe 29 qershor në Bruksel.
 
Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së do ta presin rezultatin e tij para se të takohen.
 
NAIM RAMADANI