Maqedoni

“Revolucioni laraman” vazhdon protestat, edhe tre ditë nga ultimatumi për qeverinë

15.06.2016 17:14

Revolucioni laraman” vazhdon protestat kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk parashikoi në seancën e sotme të shqyrtojë kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike...

Një ndër kërkesat ultimative të protestuesve ishte edhe shqyrtimi i kushtetutshmërisë së Speciales nga Gjykata Kushtetuese. 

Lëvizja “Protestoj” përmbushjen e kësaj kërkese e ka kërkuar deri më 18 qershor dhe deri në këtë datë kanë mbetur edhe tre ditë.

Kërkohet gjithashtu nga protestuesit që të lirohen të arrestuarit e deritanishëm.

Këmbëngulin në tërheqjen e VMRO-BDI-së nga pushteti dhe formimin e qeverisë kalimtare, e cila do të angazhohej për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.