Maqedoni

Qeveria konfirmon: Përgatitet ribalanci i buxhetit

15.06.2016 17:20

Institucionet shtetërore përgatiten për rishikim të buxhetit dhe lëshimin e euro-obligacionit...

Sipas Qeverisë, dorëheqja e ministrit të Financave, Zoran Stavreski, nuk do t’i pengojë këto dy aktivitete.
 
“Aktivitetet për euro–obligacionin dhe rishikimin e buxhetit kanë filluar dhe në to punojnë ekipe profesionale nga Ministria e Financave dhe Banka Popullore. Presim në periudhën e ardhshme të njëjtat të finalizohen dhe pas konsultimeve të kryera me institucionet relevante të kësaj fushe, ministri i Financave do t’i paraqesë detajet dhe aspektet rreth dy temave.”- thuhet në njoftimin e Qeverisë.