Maqedoni
Administrata Gjyqësore: Po përpiqen të na ndërpresin grevën
15.06.2016 17:30
Sindikata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve akuzon kryetarët e gjykatave të apelit dhe të gjykatave themelore...

Sindikata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve akuzon kryetarët e gjykatave të apelit dhe të gjykatave themelore se kanë marrë vendim se gjatë kohës së grevës duhet të punohen afro 90 për qind të të gjitha procedurave në gjykata.
“Dje në të gjitha gjykatat në Republikën e Maqedonisë u mbajtën kolegjiume mes kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve, prej të cilëve dolën edhe disa konkluzione. Nëse nëpunësit gjyqësorë nuk i punojnë procedurat që janë theksuar në konkluzion, do të marrin procedura disiplinore. Por, vendimet nuk kanë vulë por vetëm nënshkrim, dhe parashtrohet pyetja nëse i njëjti është ligjor dhe nëse mund të jetë obligues për grevistët, pasi nuk është miratuar nga institucioni i cili është kompetent për gjyqësi. Kjo situatë ka irrituar grevistët, pasi mund të krijojë konflikt mes administratës dhe gjyqtarëve.”- thekson DOJSh në kumtesën e sotme.
Sipas grevistëve, procedurat e tilla të kryetarëve të gjykatave janë në kundërshtim me nenin 238 nga Ligji për marrëdhënie pune.
