Botë

Përmes Saharas në këmbë, vdesin nga etja 34 emigrantë, mes tyre 20 fëmijë

16.06.2016 14:50

Tridhjetë e katër emigrantë, ndër ta 20 fëmijë, nëntë gra dhe pesë meshkuj janë gjendur të vdekur në shkretëtirën e Saharasë...

Sipas autoriteteve nigeriane, trupat e pajetë kanë vdekur nga etja, pasi janë braktisur nga personi që i trafikonte.
 
“Nga verifikimet, nga 34 të vdekur rezultojnë 20 fëmijë, 9 gra dhe 5 meshkuj. Mendohet se ata kanë vdekur mes datave 6 dhe 12 qershor.”- deklaroi ministri i Brendshëm i Nigerisë, Bazoum Mohhamad.
 
Deri tani, autoritetet nigeriane kanë zbuluar se dy trupa janë identifikuar si nigerianë, ndërsa nacionaliteti i trupave të tjerë mbetet për t’u zbuluar.
 
Ndërkohë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit (IOM), 120 mijë njerëz kanë kaluar përmes Nigerisë dhe Agadez së Veriut, vitin e kaluar.
 
GAZMEND REXHEPI