Botë

Turqi, dënohen tre shqiptarë, ishin anëtarë të ISIS-it

16.06.2016 14:55

Tre shqiptarë, një shtetas i Maqedonisë, një nga Zvicra dhe një nga Gjermania janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Ankara për pjesëmarrje në sulmet e ISIS-it brenda territorit të Turqisë...

Ata u arrestuan në vitin 2014, pasi vranë një ushtar, një polic dhe një shofer kamioni në një sulm të armatosur, në qytetin Nigde, në pjesën qendrore të Turqisë.

Ky incident është konsideruar si akti i parë i sulmit të anëtarëve të ISIS-it në territorin e Turqisë. Dënimet me burg të përjetshëm ishin dënimet më të vështira në sistemin penal turk.

Të burgosurit në qelitë e burgut banojnë të izoluar me të drejtë për vetëm një orë ushtrime në ditë. Këta të burgosur nuk kanë të drejtë për lirim me kusht.

Avokati i njërit nga viktimat tha se të tre janë dënuar edhe për përpjekje të dhunës për të përmbysur qeverinë turke.