Maqedoni
Nuhiu: Do të ndëshkohen ata që keqtrajtuan të akuzuarit
16.06.2016 15:52
Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, thotë se nëse vërtetohet se policët kanë kaluar kompetencat e tyre, do të ndëshkohen konform ligjit...

“Kemi angazhuar shërbimet për të verifikuar faktin se a janë të involvuar pjesëtarët e MPB-së në rastin në fjalë. Pjesëtarët e MPB-së bëjnë vetëm sigurimin e transportit të të akuzuarve nga burgu deri në gjykatë dhe anasjelltas. MPB-ja nuk ka kompetenca mbi gardianët e burgut. Por, dinjiteti njerëzor duhet të respektohet ndaj gjithsecilit edhe në rastet kur ka akuza për cilëndo qoftë vepër penale. Do të ketë përgjegjësi për pjesëtarët e MPB-së që keqpërdorin autorizimet ligjore dhe shkelin standardet profesionale.”- thotë zëvendësministri Nuhiu.
Ai këto komente i bëri pas akuzave në disa media se pjesëtarët e forcave speciale kanë torturuar ish komandantët e UÇK-së të cilët akuzohen për incidentin në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.
